Giroud i përgjigjet Benzemas: Ti je si makinë e Formua 1, ama unë jam kampion bote - Gazeta Express
string(80) "giroud-i-pergjigjet-benzemas-ti-je-si-makine-e-formua-1-ama-une-jam-kampion-bote"

Gazeta Express

01/04/2020 21:52

Giroud i përgjigjet Benzemas: Ti je si makinë e Formua 1, ama unë jam kampion bote

Gazeta Express

01/04/2020 21:52

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, i ka reaguar bashkatdhetarit te vet, Karim Benzemas, duke ia kujtuar atij se ai është kampione bote me Francën, pasi sulmuesi i Real Madridit e kishte quajtur veten superior ndaj tij.

Karim Benzemas nuk i kishte pëlqyer aspak krahasimi që i është bërë me Giroud, duke thënë se është njëlloj si ta krahasosh një makinë të Formula 1 me një makinë të Karting, transmeton Gazeta Express.

Benzema po iu përgjigjej pyetjeve të ndryshme gjatë një sesioni drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe nuk mundi t’i ikte pyetjes rreth vendimit të trajnerit të Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, për ta zëvendësuar atë me Olivier Giroud, transmeton Gazeta Express.

“Mos e ngatërroni Formula 1 me Karting. Unë jam Formula 1”, ishte përgjigjur Benzema.

Por Giroud i ka reaguar Benzemas tani, duke ia kujtuar ai e ka fituar Kupën e Botës 2018 me Francën, tri vjet pasi Benzema luajti për herë të fundit për trekolorët.

“Çfarë jam unë, makinë e Karting?” tha Giroud për Befoot.

“Jam kampion bote me Karting”, shtoi ai. /Gazeta Express/

TOPSHOT – France’s forward Olivier Giroud runs with the French national flag as he celebrates at the end of the Russia 2018 World Cup final football match between France and Croatia at the Luzhniki Stadium in Moscow on July 15, 2018. / AFP PHOTO / GABRIEL BOUYS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS