DJ-i i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, po kalojnë disa ditë pushimi në Budva të Malit të Zi.
Çifti nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit momente nga arratisja e tyre verore, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut.
Ishte Gimbo ai që publikoi në Instagram një fotografi pranë pishinës, ku shfaqet përkrah Selinit teksa shijojnë diellin dhe atmosferën relaksuese.
Dyshja duken të lumtur dhe të qetë, ndërsa fotografia mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e mbushën postimin me komente pozitive dhe urime për çiftin.
Historia e dashurisë së Gimbos dhe Selin Bollatit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”.

Njohja e tyre gjatë reality show-t u shndërrua në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, duke fituar mbështetjen e një pjese të madhe të publikut.
Që nga dalja nga shtëpia, çifti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe angazhimet e tyre.
Selin Bollati, e cila u shpall fituese e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura të formatit.
Ndërkohë, marrëdhënia e saj me Gimbon mbetet një nga historitë më të komentuara të dashurisë që lindi brenda spektaklit. /GazetaExpress/