Gëzim Morina rinovon me Yllin edhe për dy sezone - Gazeta Express
string(48) "gezim-morina-rinovon-me-yllin-edhe-per-dy-sezone"

Sport

Gazeta Express

07/07/2023 19:54

Gëzim Morina rinovon me Yllin edhe për dy sezone

Sport

Gazeta Express

07/07/2023 19:54

KB Golden Eagle Ylli më në fund është bërë “i gjallë”, duke nisur me prezantimin e skuadrës për sezonin e ri.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes së re me kapitenin, Gëzim Morina, shkruan Gazeta Express.

30-vjeçari ishte pjesë e Yllit në dy sezonet e fundit. Sipas kontratës së re, reprezentuesi kosovar do të jetë i lidhur me klubin edhe për dy sezone tjera.

Kampionët e dyfishtë të Kosovës kanë paralajmëruar edhe “surpriza” të tjera në vazhdim.

Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):

“Xhebrailat 1992 a jemi gati?

Prezentimin e ekipes per sezonen 2023/24 e fillojme me ke tjeter pos kapitenin, djalin e qytetit, zemren e ekipes.

Gëzim Morina konfirmohet edhe per dy sezone!

Rrini gati se kemi plote surpriza!”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement