Getoari dhe Majk po sjellin “Vaksinën”, reperët do të publikojnë sot këngën e tyre të parë të albumit - Gazeta Express
string(98) "getoari-dhe-majk-po-sjellin-vaksinen-reperet-do-te-publikojne-sot-kengen-e-tyre-te-pare-te-albumit"

Rozë

Gazeta Express

22/12/2020 12:56

Getoari dhe Majk po sjellin “Vaksinën”, reperët do të publikojnë sot këngën e tyre të parë të albumit

Rozë

Gazeta Express

22/12/2020 12:56

Ditë më parë Getoar Selimi dhe Majk kanë publikuar një foto në llogarinë e tyre në Facebook ku dukej një supatë, me këtë kanë dashur të tregojnë se kënga e tyre është shumë afër publikimit.

Mbrëmjen e djeshme dy reperët kanë zbuluar detaje të reja lidhur me projektin e tyre më të fundit.

Ata kanë treguar që ky projekt do të mbajë titullin “Hajde te baba” dhe do të publikohet sot në ora 19:00.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të tyre, ndërkaq albumi do të mbajë një titull shumë të zakontë për kohën që po jetojmë: “Vaksina”.

Kujtojmë se Majk ka bërë me dije pak muaj më parë se pjesë e këtij albumi të përbashkët me Getoarin do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars.

Reperi është shprehur se albumi do të publikohet në stinën e dimrit dhe siç duket ka ardhur koha për publikimin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement