Gazmend Demolli fiton me rekord - Gazeta Express
string(31) "gazmend-demolli-fiton-me-rekord"

Gazmend Demolli fiton me rekord

Sporte tjera

Gazeta Express

31/07/2023 10:12

Gazmend Demolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës në disiplinën malore “Grashtica 2023”, e katërta me radhë në Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në këtë disiplinë.

Shtegun me gjatësi prej 3 kilometra, Demolli me Radicall SR8 e kaloi për kohën 01:32.608 minuta, që njëherësh është rekord i shtegut.

Lexo Edhe:

Edhe rekordin parapraprak e nbante Gazi, i cili në vitin e kaluar pati kohë 01:32.704 minuta.

“Edhe para garës thashë se synoj të arrij rekord dhe jam i kënaqur që e arrita qëllimin. Megjithatë, besoj se kjo kohë mund të përmirësohet dhe pres që kjo të ndodhë në të ardhmen. Këtë here e pata një defekt në veturë dh eveç kësaj vozita me goma të shiut”, ka thënë Demolli pas garës për faqen zyrtare të FASK-ut.

Në pozitën e dytë u rendit Përparim Dushi, po ashtu i Prishtina RT, i cili me Mitsubishi Evo9 pati kohë 01:34.966 minuta.

Në podiumin e fituesve u gjend edhe Faton Rama i Eurogoma RT. Ai me Renault Clio në shteg arriti për kohën 01:44.628 minuta.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT me 60 pikë, e pasuar nga AK Ferizaj me 38,

AK Prizreni D&G me 22, DTM me 17.5 dhe Eurogoma RT me 10 pikë.

I pranishëm në garë ishte edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Rezultatet komplete në kategori dhe plasmanin e përgjithshëm mund t’i shihni në linkun: kstiming.com