Gavi rikthehet pas 298 ditësh, i bashkohet ekipit në stërvitje - Gazeta Express
string(61) "gavi-rikthehet-pas-298-ditesh-i-bashkohet-ekipit-ne-stervitje"

Futboll

Gazeta Express

12/09/2024 15:18

Gavi rikthehet pas 298 ditësh, i bashkohet ekipit në stërvitje

Futboll

Gazeta Express

12/09/2024 15:18

298 ditë nga lëndimi i rëndë në gju, Gavi është rikthyer të ushtrojë me Barcelonën dhe rikthimi i tij në fushën e blertë është gjithnjë e më afër.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, futbollisti i ri spanjoll mori pjesë sot në stërvitje së bashku me ekipin, i cili e ka mbështetur dhe ka bërë kujdes për të mos i bërë ndërhyrje të ashpra në mënyrë që ta ndihmojë që të rikthehet sa më shpejt dhe ta fitojë vetëbesimin, përcjell “Gazeta Express”.

Ndjenjat janë të mira, por ekziston frika pasi kjo nuk është hera e parë që u lëndua super-talenti spanjoll.

Deri tash, Gavi e ka pësuar një dëmtim të plotë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe një dëmtim në meniskut lateral.

Lojtari nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e kësaj fundjave me Gironan, por shpejt do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick, të cilit sigurisht se do t’ia pasurojë mesin e fushës.

Gavi në karrierë i ka numëron 111 ndeshje dhe 7 gola me Barçën, plus 3 ndeshje me Barça B.

Me Spanjën i ka zhvilluar 27 ndeshje duke i shënuar ndërkohë 5 gola, të cilave mund t’ia shtojmë edhe 3 ndeshje të luajtura me U-18, 7 me U-16 dhe 4 me U-15, në të cilat e ka realizuar një gol.

Në moshën 20 vjeçare ai tashmë e ka fituar një Ligë të Kombeve, një La Liga dhe një herë Superkupën e Spanjës. /Gazeta Express/