Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj - Gazeta Express
string(93) "gashi-pasi-abdixhiku-mbeti-kryetar-ldk-sfrikesohet-liria-eshte-shpirti-i-saj-per-kete-qendroj"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 11:41

Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 11:41

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “LDK-në nuk e ndal askush”.

Në një reagim pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm ku Lumir Abdixhiku u konfirmua në krye të partisë, Gashi tha se LDK-në “nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda”, sepse, sipas tij, “forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar”.

“Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj”, shtoi Gashi.

Gashi tha se s’është në politikë për të mbrojtur interesa të përkohshme.

“Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj. Sepse vetëm një LDK e tillë mund t’i prijë Kosovës drejt së ardhmes që e meriton. Për LDK-në. Për Kosovën. Gjithmonë”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement