Garuesja kosovare e mposht serben, shkon në finale të Evropianit - Gazeta Express
string(63) "garuesja-kosovare-e-mposht-serben-shkon-ne-finale-te-evropianit"

Gazeta Express

05/11/2020 14:33

Garuesja kosovare e mposht serben, shkon në finale të Evropianit

Gazeta Express

05/11/2020 14:33

Laura Fazliu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Evropianin U-21. Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e eliminoi garuesen serbe, Anja Obradoviq

Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare në fakt në gjysmëfinale e mposhti serben, Anja Obradoviq, kategoria deri në 63 kilogramë.

Paraprakisht, xhudistja pejane e kishte mposhtur edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.

Në finale, Fazliu takohet me çeken, Renata Zachova.

Për momentin, garuesja kosovare e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën. /Gazeta Express/