Garë e jashtëzakonshme në Prishtinë, triumfon Antwerp - Gazeta Express
string(52) "gare-e-jashtezakonshme-ne-prishtine-triumfon-antwerp"

Basketboll

Gazeta Express

18/07/2022 15:47

Garë e jashtëzakonshme në Prishtinë, triumfon Antwerp

Basketboll

Gazeta Express

18/07/2022 15:47

Ka përfunduar gara e FIBA 3×3 Prishtina Challenger, që u zhvillua gjatë fundjavës në kryeqytetin e Kosovës. Dy ditë me spektakël të streetbollit dhe muzikës, Prishtina ishte në qendër të vëmendjes me një turne madhor dhe spektakolar.

Kjo garë u organizua nga 3×3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Lexo Edhe:

14 skuadra morën pjesë, fillimisht në grupe, më pas në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, që ishte shumë dramatike mes Antwerp të Belgjikës dhe Friburg të Zvicrës, ku belgët triumfuan pas vazhdimeve 18:17.

Antwerp, Friburgu dhe Amsterdami u kualifikuan për Masters në Debrecen më 27-28 gusht 2022.

Renditja

  1. Antwerp (BEL)
  2. Friburg (ZVI)
  3. Amsterdam (HOL)
  4. Vienna (AUT)
  5. Dusseldorf LFDY (GJER)

Top shënuesit:

  1. Thibaut Vervoort (Antwerp, BEL) 46 pikë
  2. Jonathan Dubas (Fribourg, ZVI) 40
  3. Jonathan Kazadi (Friburg, ZVI) 31
  4. Nick Celis (Antwerp, BEL) 27
  5. Matthias Linortner (Vienna, AUT) 27