Gala mbrëmja madhështore e shqiptarëve në Belgjikë - Gazeta Express
string(50) "gala-mbremja-madheshtore-e-shqiptareve-ne-belgjike"

Gala mbrëmja madhështore e shqiptarëve në Belgjikë

Muzike

Gazeta Express

15/03/2023 23:18

Jemi mësuar që kur flasim për shqiptarët në diasporë, të mendojmë që ata punojnë nga 2 a 3 puna, nuk dalin, dhe nuk janë të integruar e as të organizuar.

Por, jo. Këtë po e demanton tash e sa vjet me organizimet Gala në Bruksel, DJ Luz (Lulzime Gashi), e cila është DJ e parë femër në Belgjikë.E ajo, me entuziazmin që ka dhe me pasionin për organizime të eventeve, kësaj radhe ka organizuar një mbrëmje Gala në Chataux du Lac, një kështjellë në Genval, pak minuta nga Brukseli në një ambient pitoresk dhe me një sallë madhështore.

Lexo Edhe:

E në këtë kështjellë, të shtunën mbrëma u mblodhën hiq më pak se 850 femra, gra e nëna, të cilat dëshmuan që femra në Belgjikë është plotësisht me të drejta të barabarta me gruan belge e frënge. Kjo ndejë përveç shqiptarëve nga të gjitha trojet, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, mblodhi edhe gratë belge por edhe ato me prejardhje nga Afrika me vendbanim në Belgjikë, të cilat i zgjoi kërshëria për të parë se si i bëjnë ndejat shqiptarët.DJ Luz, në këtë mbrëmje Gala me plot kuptimin e fjalës, solli para të pranishmëve këngëtarët Big Mama, Yll Demaj dhe Edona e Milot Llalloshi. Krahas këtyre DJ Luz pati një paraqitje me muzikë të huaj dhe mix e cila e elektrizoi atmosferën.

Aty u mblodhën gra biznesmene, gra që drejtojnë kompani patundshmërish, avokate e shumë përfaqësues të fushave të ndryshme.

Çdo detaj ishte bërë me perfeksion dhe ndeja zgjati nga ora 20:00 deri në 04:00 të mëngjesit.

Por, surpriza e mbrëmjes ishte një diçka e pazakontë. Sofra e grave.E këtë performancë, DJ Luz e bëri për të protestuar në këtë formë për organizimin e sofrave në dasma e cila në njëfarë forme i përjashton gratë nga ndejat për gati 1 orë. E me këtë sofër shqiptare, me veshje tradicionale, gratë dëshmuan që edhe ato mund të jenë pjesë e sofrës dhe se gratë duhet të gëzojnë të drejta të tilla.

Përndryshe, Dj Luz është e lindur në Bruksel, por vjen nga një familje me origjinë nga Peja. Ajo e ka pasion punën e organizimeve dhe DJ, e këtë e bën jo vetëm në Belgjikë por edhe në vende tjera të Evropës, në Turqi e deri në Dubai.Lulzime Gashi përtej kësaj, është një auditore e jashtme e suksesshme e cila ka përvojë në kompanitë më prestigjioze në Belgjikë e më gjerë.