Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë sot një gafë, duke ngatërruar vdekjen e kompozitorit kosovar, Gjergj Kaçinari, me kompozitorin nga Shqipëria, Alfred Kaçinari. Ai e ka shpallur “të vdekur” këtë të fundit, raporton Express
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar për “vdekjen” e Alfred Kaçinarit, duke bashkangjitur në postim edhe një fotografi të tij.
“Arti dhe kultura shqiptare sot humbën një profesionist prestigjioz në fushën e muzikës në Shqipëri, të madhin Alfred Kaçinari”, ka shkruar Haradinaj, derisa pas pak minutash ky postim është larguar nga llogaria e tij.
Kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari, u shua nga jeta dhe vdekjen e tij e bënë të ditur nga familjarët në rrjetet sociale.
Ai u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit. /Gazeta Express