Futbollisti shtyn dhe rrëzon policin gjatë festimeve të çmendura në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(83) "futbollisti-shtyn-dhe-rrezon-policin-gjate-festimeve-te-cmendura-ne-ligen-e-evropes"

Futbollisti shtyn dhe rrëzon policin gjatë festimeve të çmendura në Ligën e Evropës

Gazeta Express

28/02/2020 10:44

Sulmuesi i Copenhagen, Michael Santos, u përplas me një polic, të cilin e rrëzoi, gjatë festimeve të çmendura pasi e shënoi golin e fitores afër fundit të ndeshjes kundër Celticut, në Ligën e Evropës.

Michael Santos, i cili e shënoi golin e parë në Celtic Park të enjten në mbrëmje, vrapoi për t’iu bashkuar festimeve para tifozëve mysafirë, pasi bashkëlojtari i tij, Pep Biel, ia kishte klubit danez epërsinë kundër Celticut në minutën e 84-t, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një grup i madh i policëve ishin të vendosur para tifozëve të Copenhagen për t’i ndarë lojtarët nga ai grup i tifozëve. Mirëpo, Santos u përplas me njërin prej tyre dhe e rrëzoi në tokë, në tentim për t’i bashkuar Pep Bielit në festime.

Vetëm dy minuta më vonë, Dame N’Diye e shënoi një gol të tretë për Copenhagen, për t’ia siguruar një vend në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4:2. /Gazeta Express/