Futbollisti shqiptar këput ligamentet dhe e mbyllë sezonin - Gazeta Express
string(58) "futbollisti-shqiptar-keput-ligamentet-dhe-e-mbylle-sezonin"

Gazeta Express

10/04/2020 17:44

Futbollisti shqiptar këput ligamentet dhe e mbyllë sezonin

Gazeta Express

10/04/2020 17:44

Është mbyllur sezoni për Elis Bakajn.

Derisa gjitha kampionatet janë mbyllur për shkak të virusit COVID-19, në Bjellorusi vazhdon të luhet.

Megjithatë, tashmë zyrtarisht ka përfunduar për futbollistin shqiptar.

Bakaj ka dëmtuar rëndë ligamentin duke e këputur dhe tashmë sipas kohëve të rikuperimit do të duhen minimalisht gjashtë muaj që ta shohim sërish në fushën e lojës.

Bakaj aktivizohet me Dinamo Brest dhe është një ndër pikat më të forta të kësaj skuadre. Futbollisti shqiptar ka luajtur 3 ndeshje këtë sezon në Bjellorusi ndërsa këtë merkato u transferua te Brest pas aventurës së tij dy vjet te Shakhtor Soligorsk po në këtë kampionat.

Në Bjellorusi futbolli vazhdon edhe pse në 98% të botës ka ndaluar çdo gjë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement