Futbollisti kosovar i Celjes: Kam hesapet e pa mbyllura me Dritën - Gazeta Express
string(64) "futbollisti-kosovar-i-celjes-kam-hesapet-e-pa-mbyllura-me-driten"

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 16:39

Futbollisti kosovar i Celjes: Kam hesapet e pa mbyllura me Dritën

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 16:39

Futbollisti kosovar i Celjes, Milot Avdyli, ka folur hapur për përballjen e ardhshme ndaj Dritës në kuadër të Ligës së Konferencës, duke pranuar se ndaj kampionit të Kosovës ka ende “llogari të hapura”.

Shorti evropian e ka vënë skuadrën sllovene përballë Dritës, një përballje që Avdyli e kishte dëshiruar prej kohësh. Ai theksoi se ndeshja do të ketë një ndjenjë të veçantë për të, pasi do të luajë kundër një klubi nga vendlindja.

“E kam pritur këtë duel. Kam dashur të përballem me Dritën dhe tani kjo dëshirë u realizua. Do të jetë një ndeshje speciale për mua, sepse përballë do të kem një klub kosovar”, ka thënë Avdyli.

Mesfushori kujtoi edhe përballjet e kaluara me Dritën, kur ishte pjesë e Trepçës, duke pranuar se ato rezultate e motivojnë edhe më shumë.

“Kur kam luajtur me Trepçën ndaj Dritës, jam mposhtur dy herë. Kjo më ka mbetur peng dhe dua ta ndryshoj këtë histori. Jam i bindur se këtë herë do të jetë ndryshe”, u shpreh ai.

Avdyli vlerësoi gjithashtu cilësinë e skuadrës gjilanase, por mbetet i bindur se Celje ka mundësi reale për të dalë fituese.

“I njoh shumicën e lojtarëve të Dritës dhe i kam ndjekur ndeshjet e tyre në Evropë. Kanë cilësi, por janë skuadër që mund të mposhtet”, përfundoi futbollisti kosovar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement