Futbollisti anglez bëhet favorit për ta fituar çmimin e golit të vitit, shënon gol spektakolar - Gazeta Express
string(93) "futbollisti-anglez-behet-favorit-per-ta-fituar-cmimin-e-golit-te-vitit-shenon-gol-spektakolar"

Futbollisti anglez bëhet favorit për ta fituar çmimin e golit të vitit, shënon gol spektakolar

Gazeta Express

29/02/2020 11:54

Jordan Flores e shënoi një gol spektakolar të premten, duke u bërë njëri ndër kandidatët favoritë për ta fituar çmimin e FIFA-s për golin më të mirë të vitit “Puskas Award” për këtë vit.

Futbollisti anglez i Dundalk e shënoi njërin ndër golat më të mirë të këtij sezoni gjatë disfatës së skuadrës së tij me rezultat 3:2 kundër Shamrock Rover, në ligën elitare të futbollit irlandez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e shënoi golin me një supergoditje në stilin “vollej” nga një korner, duke e dëshmuar teknikën e tij të shkëlqyeshme për t’i dhënë fuqi dhe shpejtësi topit.

Ky gol është ngjasuar nga tifozët e futbollit në rrjete sociale me golin e Gareth Bale, të shënuar kundër Stoke Cityt, para disa viteve. Reagimet në rrjete sociale ishin të shumta.

“Ky m*t është si Jackie Chan”, shkroi një tifoz.

“Nuk është as kandidat për çmimin Puskas. Ky është fituesi. Ky është goli më i mirë i sezonit”, shkroi një tjetër”.

“Duhet ta shikoni në kohë reale. Unë e shikova fillimisht me xhirim të ngadalësuar dhe mendova se ishte në rregull, por fuqinë e vërtetë e shihni më mirë në kohë reale”, shtoi një tifoz i tretë.

24-vjeçari do të shpresojë që me këtë gol do ta fitojë jo vetëm çmimin për golin më të mirë të sezonit në ligën irlandeze, por edhe çmimin e FIFA-s. /Gazeta Express/