Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” pastrohet nga bora, gati për duelin e madh - Gazeta Express
string(72) "fusha-e-stadiumit-fadil-vokrri-pastrohet-nga-bora-gati-per-duelin-e-madh"

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” pastrohet nga bora, gati për duelin e madh

Gazeta Express

29/02/2020 14:13

Faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se fusha në stadiumin Fadil Vokrri është pastruar nga bora dhe tani është gati për duelin e madh të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës – mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Sot në orën 17:00 në kryeqytet, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet ta grumbullojë një numër të madh të tifozëve, të cilët kanë shprehur interesim të madh për ta ndjekur nga afër përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që derbi i xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës do t’i përballë mes vete dy konkurrentët për titullin e kampionit të këtij sezoni.

Aktualisht, Ballkani i prin tabelës së Ipko Superligës, megjithatë i ka vetëm tri pikë më shumë sesa Prishtina e Drita, të cilat s’e kanë në mendje të dorëzohen.

Para rreth dy orëve, Prishtina e publikoi një fotografi ku shihej se fusha në stadiumin Fadil Vokrri ishte e mbuluar me borë, mirëpo lajmëroi se punëtorët e stadiumit ishin duke punuar për ta pastruar atë.

Tani, fusha është pastruar nga bora dhe gjithçka është gati për duelin e madh mes Prishtinës dhe Ballkanit, që pritet të tërheqë shumë tifozë të pranishëm në stadium.

Ndërkohë, shkaku i gjendjes së keqe në fushë ka bërë që dy ndeshje të kësaj xhiroje të shtyhen – ndeshja e nesërme mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë do të shtyhet për ditën e hënë, në orën 13:00, ndërsa dje u shty ndeshja që po zhvillohet aktualisht mes Ferizajt dhe Llapit. /Gazeta Express/