Fury e konfirmon datën e meçit të radhës këtë vit: Mezi pres të rikthehem në ring - Gazeta Express
string(80) "fury-e-konfirmon-daten-e-mecit-te-radhes-kete-vit-mezi-pres-te-rikthehem-ne-ring"

Fury e konfirmon datën e meçit të radhës këtë vit: Mezi pres të rikthehem në ring

Gazeta Express

25/10/2020 10:14

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Tyson Fury, ka konfirmuar se meçi i tij i radhës do të zhvillohet më 5 dhjetor në Londër, kundër një boksieri emrin e të cilës do ta bëjë të ditur shumë shpejt.

Në fillim të këtij muaji, Fury tha se nuk do të luftojë kundër Deontay Wilderit për herë të tretë në rimeçin e paraparë për dhjetor dhe se do të kthehej në shtëpi për të luftuar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meçi i fundit i 32-vjeçarit nga Britania e Madhe ishte kur e fitoi titullin në WBC kundër Wilderit dhe shkurt të këtij viti.

“Mezi pres të rikthehem në ring dhe të rikthehet te gjëja që e bëj më së miri”, tha Fury.

“Dua t’ju njoftoj se përfundimisht do të luftojë më 5 dhjetor në Londër, për kundërshtarin ju lajmëroj shumë, shumë shpejt”, tha Fury në një video të postuar në rrjetet sociale. /Gazeta Express/