Fundjava sjell gjysmëfinalet e para të play-offit në basketboll - Gazeta Express
string(63) "fundjava-sjell-gjysmefinalet-e-para-te-play-offit-ne-basketboll"

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 13:08

Fundjava sjell gjysmëfinalet e para të play-offit në basketboll

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 13:08

Final 4 i Superligës së Kosovës në basketboll nis këtë fundjavë.

Katër skuadrat më të mira këtë edicion do të luftojnë për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Lexo Edhe:

Trepça si liderë dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale, kurse Ylli dhe Sigal Prishtina e patën një pengesë fillimisht.

Ylli shënoi dy fitore radhazi ndaj Bashkimit për t’u kualifikuar në mesin e katër më të mirave, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, Sigal Prishtina u desh të djersitej më shumë, duke e eliminuar Vëllaznimin pas tri ndeshjeve.

E në fundjavë nisin gjysmëfinalet.

Peja e pret Yllin në “Karagaqi”, kurse Trepça do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Ekipi që shënon dy fitore, kualifikohet në finalen e madhe.