Fundjava e sjell aktin e dytë të gjysmëfinaleve në basketboll - Gazeta Express
string(61) "fundjava-e-sjell-aktin-e-dyte-te-gjysmefinaleve-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

14/04/2023 15:57

Fundjava e sjell aktin e dytë të gjysmëfinaleve në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

14/04/2023 15:57

Beteja e gjysmëfinales së “Play-off”-it të Superligës së basketbollit do të vazhdojë në fundjavë, kur do të zhvillohen ndeshjet e dyta.

Në duelin e parë, Peja e mundi Golden Eagle Yllin 85:82.

Kampionët do të mundohen ta barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do t’i afronte ata me finalen.

Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos e pësuar asnjë humbje.

Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesant.

Në anën tjetër, një super-përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Bardhekaltrit e fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore. /Gazeta Express/

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel

17:15 Trepça – Sigal Prishtina

Advertisement
Advertisement
Advertisement