FSK-së i hapet rruga për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak me Gardën e Iowas në Poloni - Gazeta Express
string(78) "fsk-i-hapet-rruga-per-pjesemarrjen-ne-operacionin-ushtarak-te-nato-s-ne-poloni"

FSK-së i hapet rruga për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak me Gardën e Iowas në Poloni

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 11:38

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen teknike të Ministrisë së Mbrojtjes me qeverinë e Polonisë për zbarkimin e FSK-së në Poloni në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka prezantuar marrëveshjen para kabinetit qeveritar, ku ka deklaruar se FSK do të qëndrojë përkohësisht në Poloni dhe është pjesë e bashkëzbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Polonisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së për të qenë forcë ndërvepruese me NATO-n si dhe vullnetin e përbashkët që FSK të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah vendeve partnere respektivisht për pjesëmarrjen në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve” si pjesë e bashkëzbarkimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s për qëndrimin e përkohshëm të trupave të FSK-së Poloni. Duke pasë parasysh se aprovimi do t’i hapte rrugë procedimit të mëtejmë ju ftoj ta miratoni këtë marrëveshje” ,ka thënë Mehaj.

FSK-ja vitin e kaluar kishte marrë pjesë në misionin e parë paqësor jashtë vendit në Kuvajt, ngjarje që ishte konsideruar si ditë historike për forcën e Kosovës.

Kontigjenti i FSK-së në misionin e saj në Kuvajt ishtë poashtu pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas.

Qeveria Kurti ka ndarë 100 milionë euro buxhet për FSK-në në buxhetin 2022.

Pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria ka hapur edhe Fondin e Sigurisë i cili i dedikohet nevojave të FSK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.