FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban - Gazeta Express
string(74) "fsk-dhe-ushtria-gjermane-realizojne-trajnim-bazik-per-kerkim-shpetim-urban"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 17:47

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 17:47

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është realizuar Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban, me pjesëmarrjen e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit, trajnimi ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

“Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit,” thuhet në njoftim.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, duke përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin në skenarë të fatkeqësive urbane.

“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Ushtrisë Gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement