Frikë buzë brigjeve të Nilit, rikthehet frika për “mallkimin e Faraonëve” - Gazeta Express
string(70) "frike-buze-brigjeve-te-nilit-rikthehet-frika-per-mallkimin-e-faraoneve"

Frikë buzë brigjeve të Nilit, rikthehet frika për “mallkimin e Faraonëve”

Mistere

Gazeta Express

07/05/2021 1:50

Mumiet mbretërore të Egjiptit kanë ngjallur shqetësime në brigjet e Nili, pasi që ky shqetësim është ringritur pas profecisë së quajtur Mallkimi i Faraonëve

Gjatë këtij vikendi, 22 sundimtarë të lashtë të Egjiptit u zhvendosën në muzeun e Egjiptit në sheshin Tahrir për në Muzeun Kombëtarë të Civilizimit Egjiptian në Fustat. E ashtuquajtura “Parada e Faraonëve të arit” tregon një udhëtim të mahnitshëm të 18 mbretërve antik dhe katër mbretëreshave në rrugët e Kajros ku u bartën me anije ari.

Lexo Edhe:

Rrugët përgjatë Nilit u mbyllën pasi që artefaktet u transportuan në kapsulën e tyre të mbushur me azot për të pasur mbrojtje shtesë – kurse mumiet kaluan muralet e skenave faraonike derisa në sfond ato përcilleshin me këngëtarë dhe valltarë, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, është vështirë të thuhet se ky është udhëtimi i parë i mumieve.

Shumë shpejt pasi që sundimtarët e Mbretërisë së Re u varrosën në Fushën e Mbretërve para diku 3000 viteve, shumica ishin vendosur në arka të fshehta që të mbrohen nga hajnat e varreve.

Këto u rizbuluan në fund të shekullit 19 – mumiet vazhduan pelegrinazhin e tyre, duke lundruar në Nil me anije me avull për të vendosur në muzeun e Kajros.

Më 1881 u shfaqën skena shqetësimi tek banorët lokal të cilët filluan ditë zije për largimin e tyre.

“Gra me flokë të shushuritura të cilat vraponin të bregu i lumit dhe vajtonin me vajin e vdekjes”, kishte shkruar një gazetë një raport.

“Burra që ishin në qetësi solemne dhe shtinin në ajër me pushkë, duke përshëndetur Faraonët ndërsa po kalonin”.

Me të mbërritur në Kajro, mbretërit u ndalën në një bllok nga zyrtarët e doganave që dështuan për të gjetur “mumiet” në listën e gjërave që lejohet të hynë në qytet.

Që nga ai udhëtim i frikshëm në lumë, 22 mumiet kanë qenë në katër muze të ndryshëm.

E ngjarja e kësaj fundjave ngjalli frikë për të ashtuquajturën “Mallkimi i Faraonëve” i cili mund të rikthehet.

Fati i zi u tha se u përhap menjëherë pas zbulimit të varrit të Tutankhamen nga Howard Carter më 1922.

Brenda pak muajve pas hapjes se sarkofagut të djalit të mbretit, gjashtë arkeolog vdiqën, bashkë me Lord Carnarvon – sponsori i ekspeditës – e ku pati disa ndodhi të tjera të mistershme.

Disa persona janë akuzuar se këto ngjarje kanë bërë që të këtë një aksident fatal në qendër të Egjiptit, rrëzimin e një ndërtese në Kajro dhe një bllokadë bizare në Kanalin e Suezit në paradë – edhe pse këto pretendime nuk kanë ndonjë bazë.

“Nuk ekzistojnë këto mallkime, vetëm kemi shumë besëtytni të njerëzve”, ka thënë arkeologu Zahi Hawass.

Në mesin e mumieve mbretërore është Ramses II, gjithmonë referohet si Ramses i Madh pasi që ai e ka udhëhequr në Egjiptin Antik për 67 vjet.

Aty ishte po ashtu Hatshepsu, një ndërtuese e suksesshëm, një udhëheqëse e fuqishme dhe njëra nga femrat faraone antike.

Sundimtarët që kishin më pak fat janë Siptah Akhenre, i cili vdiq sa ishte tinejxher dhe Seqenenre Ta, që vdiq nga plagët që mori në një betejë me sakica, kamë dhe një shtizë, një gjë që e konstatuan studiuesit pas skanimeve të mumies s me CT.

Kjo ngjarje fillon zyrtarisht programin e NMEC.

Mumiet u shoqëruan me 60 motoçikleta, 150 kuaj dhe një ansambël me muzikë të faraonëve që është ripunuar nga maestro egjiptian, Nader Abbassi.

Procesi filloi më 21 të shtëna më armë, që kishin rrethuar obeliskun e sheshit Tahrir dhe pastaj ata kaluan përmes Nilit në NMEC, ku presidenti egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi personalisht mirëpriti mumiet.

“Duke bërë një organizim të tillë, me kaq pompozitet dhe në këto rrethana, mumiet po e marrin trajtimin e tyre të duhur”, tha arkeologia Salima Ikram.

“Këta janë mbretërit e Egjiptit, këta janë faraonët. Kështu ne tregojmë respekt për ta”. /GazetaExpress/