Frika nga protesta e shtyn VLEN'in ta lut Mickoskin që të gjejë zgjidhje për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(118) "frika-nga-protesta-e-shtyn-vlenin-ta-lut-mickoskin-qe-te-gjeje-zgjidhje-per-provimin-e-jurisprudences-ne-gjuhen-shqipe"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 13:39

Frika nga protesta e shtyn VLEN’in ta lut Mickoskin që të gjejë zgjidhje për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 13:39

Nga qeveria njoftojnë se kryeministri Hristijan Mickoski ka realizuar takim me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin.

Sipas njoftimit të qeverisë, në takim është biseduar edhe për kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Kryeministri Hristijan Mickoski sot mbajti një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilal Kasamin dhe Izet Mexhitin, ku u diskutua çështja e përdorimit të gjuhëve në provimin e jurisprudencës.

U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin përparim, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dijet përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm.

Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht për gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me qëllim të sigurimit të sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement