Frashër Krasniqi: Nëse rriten çmimet, do të ketë trazira sociale - Gazeta Express
string(62) "frasher-krasniqi-nese-rriten-cmimet-do-te-kete-trazira-sociale"

Frashër Krasniqi: Nëse rriten çmimet, do të ketë trazira sociale

Lajme

Gazeta Express

28/01/2022 20:21

Frashër Krasniqi i PSD’së thotë se nëse do të vazhdojë rritja e çmimeve në vendin tonë do të ketë trazira sociale. Edhe një herë ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Albin Kurti i ka ndryshuar qëndrimet dhe kjo është arsyeja që na nuk jemi me ta. Nëse para më shumë se pesë vjetëve kam qenë i arrestuar dhe i burgosur kundër privatizimit të KEDS’it sot vazhdoj me protestuar kundër dhënies së milionave për atë kompani private”, thotë Krasniqi.

Lexo Edhe:

“Nuk ka asnjë vendim qeveria e Republikës së Kosovës, ta zëmë, për me rrit pagën minimale. A nuk është urgjente me rrit pagën minimale”, pyet Krasniqi.

Ai i konsideron ‘hajgare” disa vendime të Albin Kurtit.

“’Me ju dhanë ka 10 euro pensionistëve. Me bo hajgare. Prej 90 euro me ju bo 100 euro e këndej rrymën me ua trefishuar. Kjo është hajgare. Pse s’po e trefishon pagën minimale se në fund të fundit e ka pasur premtim elektoral se do ta bëjë pagën minimale 350 euro. Është urgjente paga minimale. Është dashtë në dy muaj të qeverisjes me ndryshuar pagën minimale”, theksoi Krasniqi për RTVDukagjini.

“Nesër në orën 14:00 do t’ia dërgojmë një propozim masiv ZRRE’së dhe qeverisë së Kosovës e propozimi masiv do të jetë se nëse ju gjeni zgjidhje, nuk është puna e jona kjo se ju jeni në qeveri, i keni 51 për qind, veç nëse i rritni  çmimet në këtë vend ka me pas trazira  sociale. Ka ma pas protesta të mëdha dhe masive. Nuk është e drejtë me u rrit çmimi i rrymës kaq shumë”, shtoi ai.