Francë-Slloveni dhe SHBA-Australi, dy gjysmëfinalet e basketbollit të meshkujve - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

03/08/2021 19:25

Francë-Slloveni dhe SHBA-Australi, dy gjysmëfinalet e basketbollit të meshkujve

Basketboll

Gazeta Express

03/08/2021 19:25

Asnjë surprizë në çerekfinalet e basketbollit të meshkujve në Tokyo 2020.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë edhe ekipi favorit për medaljen e artë u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën me rezultatin 95-81 Spanjën, për meritë edhe të Kevin Durant autor i 29 pikëve.

Lexo Edhe:

Në krahun tjetër shkëlqeu Ricky Rubio me 38 pikë por paraqitja fantastike e 30-vjeçarit të Cleveland Cavaliers nuk i mjaftoi La Rojas.

Respektoi pritshmëritë Franca që mposhti me shifrat 84-75 Italinë falë dhe 22 pikëve e 9 rebound të Rudy Gobert, ndërkohë që Sllovenia kaloi lehtësisht Gjermaninë 94-70 ashtu si edhe Australia që mposhti pa vështirësi Argjentinën 97-59.

Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Slloveninë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Australinë.