Franca lë gripin prapa, Deschamps ka në dispozicion të gjithë futbollistët për finalen e madhe - Gazeta Express
string(93) "franca-le-gripin-prapa-deschamps-ka-ne-dispozicion-te-gjithe-futbollistet-per-finalen-e-madhe"

Sport

Gazeta Express

17/12/2022 17:21

Franca lë gripin prapa, Deschamps ka në dispozicion të gjithë futbollistët për finalen e madhe

Sport

Gazeta Express

17/12/2022 17:21

Didier Deschamps pritet që të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët për finalen e madhe në Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të zhvillohet nesër.

Franca në finale do të takohet me Argjentinën, shkruan Gazeta Express.

“Gjelat” mbajtën stërvitjen e fundit para finales të së dielës dhe lajmi i mirë është se skuadra ishte e plotë. Varane, Konate, Theo Hernandez dhe Coman, të katërt që kishin probleme shëndetësore, u shëruan, iu bashkuan grupit dhe ata janë gati për të luajtur.

Se nga çfarë gripi u goditën francezët nuk është konstatuar ende, por kishte lojtarë që humbën ndeshjet e mëparshme shkaku i tij.

Sidoqoftë, tani sipas mediave franceze, të 24 futbollistët e ftuar nga Deschamps do të jenë gati.

Finalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement