Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë.
Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.
Pilotët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar dëmtime.
Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.
Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 pilotë.
Një nga pilotët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.
“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vrasin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...