Formacioni zyrtar: Juventus publikon 11-shen përballë Cagliarit, Zhegrova në stol - Gazeta Express
string(79) "formacioni-zyrtar-juventus-publikon-11-shen-perballe-cagliarit-zhegrova-ne-stol"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 19:52

Formacioni zyrtar: Juventus publikon 11-shen përballë Cagliarit, Zhegrova në stol

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 19:52

Juventusi ka zyrtarizuar formacionin startues për ndeshjen e xhiros së 21-të në Serie A ndaj Cagliarit, e cila zhvillohet sonte në stadiumin Unipol Domus.

Trajneri i bardhezinjve ka vendosur të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, duke i besuar portës Perinit, ndërsa në sulm nga minuta e parë aktivizohet David. Ndërkohë, Edon Zhegrova e nis këtë takim nga stoli i rezervave.

Formacioni zyrtar i Juventusit (4-2-3-1):
Perin; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Koopmeiners; McKennie, Miretti, Yildiz; David.

Juventusi synon fitoren për të vazhduar garën për pozitat e larta në tabelë, ndërsa Cagliari kërkon pikë të rëndësishme në shtëpi për mbijetesë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement