Finalja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet sot në Antalya të Turqisë, ku të dy klubet synojnë të nisin vitin 2026 me trofe.
Dy trajnerët, Afrim Tovërlani dhe Zekirija Ramadani, kanë publikuar formacionet zyrtare që do të nisin sfidën nga minuta e parë:
Prishtina:
Gjokaj; Bytyqi, Boueye, Mokono, Limani; Zeqiri, Baftiu, Karic; Veliu, Kryeziu, Ilievski
Drita:
Maloku; Be. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj, Abazaj; Balaj, Ajzeraj, Bl. Krasniqi
Drita do të luajë pa kapitenin Rron Broja dhe lojtarin e vitit në Kosovë, Arb Manaj, të dy të lënduar, gjë që mund të ndikojë në strategjinë e trajnerit Ramadani.
Ndeshja premton një duel të fortë dhe të ekuilibruar, ku formacionet e publikuara japin një ide të qartë mbi lojtarët që do të marrin rolin kryesor në fushë dhe mbi mënyrën se si secili trajner do të përballet me sfidën për trofeun e parë të vitit. /GazetaExpress
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...