Fordi kërkon ndihmë për identifikimin e Mustangut misterioz - Gazeta Express
string(59) "fordi-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-mustangut-misterioz"

Fordi kërkon ndihmë për identifikimin e Mustangut misterioz

Gazeta Express

08/04/2020 22:25

Kompania e njohur amerikane e automjeteve, Ford, në vitin 1966 e kishte menduar Mustangun me motor të vendosur në qendër të karrocerisë.

Ford Performance në uebsajtin e vet ka publikuar disa fotografi të këtij koncepti por pa përshkrim, kështu duke mos treguar se për cilin model është fjala, transmeton Koha.net.

Lexo Edhe:

Në fakt, besohet se as Ford Performance nuk ka informacione më të hollësishme për këtë koncept të 1966-s, përveç asaj siç mund të shohim në foto – motorin e vendosur në qendër të karrocerisë në vend se në pjesën e përparme, sikurse që e kanë të gjithë Mustangët.

Gjithashtu, dihet që këto fotografi kanë mbetur në departamentin e dizajnit në Dearborn nga 2 maji i 1966-s.

Kjo është edhe arsyeja pse Fordi i drejtohet të gjithë fansave të Mustangut dhe njohësve të mirë të këtij modeli, për të zbuluar historinë e plotë të konceptit në foto.

Të gjithë ata që mendojnë se dinë ndonjë detaj për këtë koncept, Ford bën thirrje që të dërgojnë informacionet në e-mailin: [email protected].

Fordi, po ashtu, ka përgatitur një “shpërblim të veçantë” varësisht nga informacionet që do marrin për zbulimin e historisë së këtij koncepti.