Fonseca e do Smallingun në Romë - Gazeta Express
string(31) "fonseca-e-do-smallingun-ne-rome"

Gazeta Express

06/04/2020 17:30

Fonseca e do Smallingun në Romë

Gazeta Express

06/04/2020 17:30

Trajneri i klubit italian beson se “Giallorossi” do ta blejnë përfundimisht kartonin e qendërmbrojtësit anglez

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca thotë se do të donte ta shohë në ekipin e tij Chris Smallingun edhe sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi anglez ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon tek “Giallorossi”, ku është i huazuar nga Manchester Unitedi.

Edhe pse Roma po has në vështirësi për ta mbajtur 30 vjeçarin, Fonseca shpreson që klubi nga Serie A ta gjejë mënyrën për ta mbajtur mbrojtësin stabil.

Për Smallingun, “Djajtë e Kuq” i kërkojnë 20 milionë euro.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Arsenali. /Gazeta Express/