string(98) "fnsh-i-blindon-vilen-kur-u-pa-per-here-te-fundit-ervis-martinaj-cfare-dihet-per-zhdukjen-e-bujshme"

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 11:10

FNSH i blindon vilën, kur u pa për herë të fundit Ervis Martinaj: Çfarë dihet për zhdukjen e bujshme

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 11:10

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar gjatë orëve të fundit kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Ndërkohë burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë-Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Lexo edhe: Dalin pamjet, RENEA dhe FNSH rrethojnë shtëpinë e Vis Martinajt, çfarë po kërkohet?

Kujtojmë që Martinaj, humbi kontaktet në 8 Gusht 2022, teksa ndodhej në qytetin e Shijakut, ku kishte shkuar të takonte një anëtar të fisit Avdylaj në këtë zonë.

Policia e Shtetit dhe prokuroria e Laçit, kanë vijuar hetimet por kontrolli i banesave dhe shumë veprime të tjera nuk kanë sjellë asnjë rrezultat pozitiv për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë

Ndërkohë vetëm pak ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ervis Martinaj, Policia e Shtetit në fillim të muajin shtator 2022, vendosi të arrestojë punonjësin e operacionales Jeton Lami, i cili rezultoi të kishte shoqëruar për një kohë të gjatë Ervis Martinaj dhe persona të tjerë të grupit të tij.

Për herë të fundit, Ervis Martinaj është parë të lëvizë me një makinë tip Audi A8 ngjyrë e zezë.

Por çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Policia nuk ka një version zyrtar në lidhje me çfarë ka ndodhur me të, megjithatë në media deri më tani kanë dalë dy versione kryesore. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportojnë duke iu referuar një videoje që ata thonë se e kanë parë, se Ervis Martinaj është kapur nga kundërshtarët e tij dhe është ekzekutuar. Ndërkohë, versioni tjetër lidhet me një skenar në lidhje me zhdukjen e tij me qëllim shmangien nga policia e cila e kishte shpallur në kërkim, por edhe prej kundërshtarëve pas vrasjeve të fundit në rrethin e tij shoqëror.

/Gazeta Express