Flori Mumajesi në lidhje dashurie me gruan e një politikani? - Gazeta Express
string(59) "flori-mumajesi-ne-lidhje-dashurie-me-gruan-e-nje-politikani"

Rozë

Gazeta Express

24/11/2022 15:25

Flori Mumajesi në lidhje dashurie me gruan e një politikani?

Rozë

Gazeta Express

24/11/2022 15:25

Historia e dashurisë së Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës është folur e stërfolur në media gjerë e gjatë, ndërsa ndarja e tyre e bujshme vazhdon të diskutohet në publik.

Madje, fansat e dyshes kanë shpresuar prej kohësh se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ndërsa çdo baladë të Florit e marrin si dedikim për Elvanën. Flori vërtetë shpreh zemrën në rreshta tek të gjitha këngët e tij dhe ia njohim të gjitha vuajtjet, por ju tregojmë se nuk janë për Elvanën!

Lexo Edhe:

Prej kohësh tashmë, ai po jeton një histori të re dashurie me një personazh që jo pak e njohin në publik. Burime ekskluzive për “iconstyle.al” tregojnë se kantautori është në një lidhje me bashkëshorten e një qeveritari shqiptar. Po po, siç e lexuat! Bashkëshorten. Herës tjetër do t’ju tregojmë më tepër detaje dhe inicialet e tyre.

Ndaj edhe postimet e fundit të Florit ku shfaqej i prekur, i dashuruar, i lënduar, emocional teksa tentoi të fshinte këngët e tij, vinin të gjitha nga uljet e ngritjet e marrëdhënies së tij të fundit që ka trazuar paksa ujërat.

Disa vite romancë e kanë bërë Florin të hedhë në letër ndjenja të forta, duke i sjellë në formën e projekteve që publiku i dashuron. /iconstyle/