Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka sqaruar hierarkinë mes portierëve në skuadër, duke konfirmuar se Joan Garcia mbetet portieri i parë. Ai theksoi se Garcia e ka fituar vendin me paraqitjet e tij dhe se nuk ka asnjë arsye ta ndryshojë këtë zgjedhje.
“Joan Garcia është portieri i parë dhe kjo është e rëndësishme. Ai po performon mirë dhe e ka merituar këtë rol,” — deklaroi Flick, duke shtuar se ka plot besim te portierët e tij, pa u fokusuar te renditja e tyre si i dytë apo i tretë.
I pyetur për marrëdhënien me Marc-André ter Stegen, Flick pranoi se ka komunikim me të, por theksoi se këto biseda mbeten çështje private:
“Sigurisht që flas me lojtarët, kjo është pjesë e punës sime. Por është diçka mes meje dhe tij.”
Flick kujtoi gjithashtu se Barcelona nuk po e orienton punën drejt rivalitetit me Real Madridin, duke theksuar:
“Nuk fokusohemi te Real Madrid. Jemi 100% të përqendruar te Barcelona dhe situata jonë.”
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë diskutimesh mbi rolin e Ter Stegen pas rikthimit nga lëndimi dhe formës së mirë të Joan Garcia-s. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...