Flet prokurori kujdestar: Tre të plagosurit në Pejë janë familjarë mes vete, jemi në kërkim të personit të dyshuar - Gazeta Express
string(112) "flet-prokurori-kujdestar-tre-te-plagosurit-ne-peje-jane-familjare-mes-vete-jemi-ne-kerkim-te-personit-te-dyshuar"

Lajme

Merita Miftari

22/05/2024 22:19

Flet prokurori kujdestar: Tre të plagosurit në Pejë janë familjarë mes vete, jemi në kërkim të personit të dyshuar

Lajme

Merita Miftari

22/05/2024 22:19

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Express se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

Lexo Edhe:

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli për Gazetën Express.

“Dyshohet se të plagosurit janë familjarë të afërt”, shtoi ai.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Ndërsa, i pyetur nëse ka informata për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, Qavolli tha “jemi duke shkuar te viktimat me shiku gjendjen e tyre”.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi për Express.