Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd – Drenie- Vlosh të bashkisë Mallakastër . Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj sipërfaqja e përshkruar nga zjarri deri tani pęrllogaritet deri ne 35 ha.
E ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme , Ymeraj ka bërë një apel mbi ndërgjegjësimin e fermerëve ndaj zjarrëvënies së qëllimshme.
Po ashtu një tjetër vatër zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj te Kavajë. Si te dyshuar për zjarrvënien e qëllimshme policia e kavajës vuri në pranga një 47-vjecar i cili I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij por flaket dalen jashtë kontrollit.