Kenan Yildiz ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Juventusin, duke shprehur emocion, mirënjohje dhe besim të plotë në projektin e klubit bardhezi.
Ylli i ri i Juventusit falënderoi drejtuesit, stafin dhe tifozët, duke theksuar se ndihet si pjesë e një familjeje në Torino.
“Dua të falënderoj Elkann dhe Comollin, të gjithë organizatën e Juventusit, trajnerin dhe shokët e skuadrës, si dhe tifozët. Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën. Jam shumë i bindur se së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha në të ardhmen,” u shpreh Yildiz.
Talenti turk nuk e fshehu dashurinë e tij për klubin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që ndien me fanellën bardhezi dhe mbështetjen e tifozëve.
“E dua Juventusin. Kur jam këtu, gjithmonë ndihem i sigurt se do të bëjmë gjëra të mëdha bashkë dhe se pas meje kam tifozë që janë si familja ime. Faleminderit shumë dhe fino alla fine.”
Rinovimi i kontratës së Kenan Yildiz konfirmon besimin e Juventusit te një nga talentet më premtues të skuadrës dhe e vendos atë në qendër të projektit për vitet e ardhshme. /GazetaExpress