Fjalët e para të Brojës si futbollist i Burnleyt - Gazeta Express
string(48) "fjalet-e-para-te-brojes-si-futbollist-i-burnleyt"

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 19:01

Fjalët e para të Brojës si futbollist i Burnleyt

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 19:01

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Burnley, pas transferimit nga Chelsea.

23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe do të jetë pjesë e “Clarets” për sezonin e ri në Premier League.

I emocionuar për këtë hap të ri në karrierë, Broja tha se ndjehet i lumtur dhe plot energji për të dhënë maksimumin.

“Është një moment shumë pozitiv për t’iu bashkuar këtij klubi, veçanërisht në prag të fillimit të sezonit të ri të Premierligës. Jam gati dhe mezi pres të nis. Jam i emocionuar për sfidën që më pret dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë”, tha sulmuesi shqiptar.

Broja shtoi se që në ditët e para ka ndjerë mbështetjen e tifozëve të Burnley.

“E ndiej tashmë përkrahjen e tyre dhe mund t’ju premtoj se çdo herë që do të vesh këtë fanellë, do të jap maksimumin tim.”