Fituesi i Kupës së Botës me Francën e shet medaljen e artë - Gazeta Express
string(58) "fituesi-i-kupes-se-botes-me-francen-e-shet-medaljen-e-arte"

Fituesi i Kupës së Botës me Francën e shet medaljen e artë

Gazeta Express

23/05/2020 23:14

Paul Pogba? Olivier Giroud? Noshta Hugo Lloris? Askush nuk e di. E vetmja gjë e sigurt është se një kampion i botës me Francën në Botërorin e Rusi 2018 ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të artë të marrë pas finales së madhe kundër Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Le Soir, por është raportuar edhe nga shumë media të tjera. Një nga 23 francezët kampionë të botës ka vendosur ta shesë medaljen e tij nëpërmjet Juliens Live, faqe e specializuar në shitjen e objekteve me rëndësi të madhe të personazheve të famshëm.

Lexo Edhe:

Medalja, sipas përshkrimit të saj për shitjen, ka edhe disa fraza të rëndësishme që kujtojnë sesi Botërorin në Rusi, i zhvilluar mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, është edicioni i 11-të i organizuar në Evropë, i pari në një komb të ish-Bashkimit Sovjetik.

Objekti i triumfit duket se është shitur për një shifër 66 mijë euro, 71.875 mijë dollari.

Gjithsej dhjetë oferta ishin bërë për ta blerë medaljen. /Telesport/