Fitore sensacionale e Yllit ndaj ekipit gjerman - Gazeta Express
string(47) "fitore-sensacionale-e-yllit-ndaj-ekipit-gjerman"

Basketboll

Gazeta Express

26/10/2022 22:19

Fitore sensacionale e Yllit ndaj ekipit gjerman

Basketboll

Gazeta Express

26/10/2022 22:19

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të madhe, duke mundur në udhëtim, Brose Bamber me rezultat 78:81 (19:27, 20:9, 24:24, 15:21).

Kjo ishte fitorja e parë për kampionët e Kosovës në grupet e FIBA Europe Cup, ndërsa humbja e parë për skuadrën gjermane.

Lexo Edhe:

Therandasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar çerekun e parë 19:27, por në periudhën e dytë, gjermanët u rikthyen, duke aplikuar mbrojtje të fortë, ku skuadra nga Kosova shënoi vetëm nëntë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 39:36.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë tërësisht e barabartë, 24:24, duke bërë që fituesi në vendoset në dhjetë minutat e fundit. Ylli nuk lëshoi pe dhe tregoi dëshirë të madhe për fitore, ku arriti qëllimin për të triumfuar 78:81. Rashun Davis realizoi 19 pikë, kurse Jay Threatt shënoi 18 pikë për Yllin.