Fitore e lehtë e Prishtinës në Gjakovë - Gazeta Express
string(38) "fitore-e-lehte-e-prishtines-ne-gjakove"

Sport

Gazeta Express

04/03/2023 20:58

Fitore e lehtë e Prishtinës në Gjakovë

Sport

Gazeta Express

04/03/2023 20:58

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 51:86 (7:38, 15:13, 19:19, 10:16), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit e filluan furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë qysh në çerekun e parë dhe këtë epërsi e ruajtën deri në fund, për të regjistruar fitoren e radhës. Vendasit për dhjetë minuta shënuan shtatë pikë, ndërsa mysafirët 38 dhe kjo epërsi ishte e pakapshme për kuqezinjtë. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar dhe Prishtina triumfon 51:86.

Lexo Edhe:

Rrezart Memedi dhe Nate Grimes shënuan nga 17 pikë për kryeqytetasit.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 16 humbje, ndërsa bardhekaltrit 18 fitore e gjashtë humbje. /Gazeta Express/