Fiton Tottenham, në raundin e 4 të FA Cup - Gazeta Express
string(40) "fiton-tottenham-ne-raundin-e-4-te-fa-cup"

Gazeta Express

14/01/2020 23:02

Fiton Tottenham, në raundin e 4 të FA Cup

Gazeta Express

14/01/2020 23:02

Tottenham e ka eliminuar më shumë vështirësi nga FA Cup skuadrën e Middlesbrough. Kanë mjaftuar dy golat e shënuar në pjesën e parë që Tottenham të kalojë në rrethin e katër të garës më të vjetër në botë në futboll, FA Cup

Tottenham ka fituar me plotë vështirësi kundër skuadrës Middlesbrough duke kaluar kështu në rrethin e katër të FA Cup.

Lexo Edhe:

Lo Celso shënoi në minutën e dytë.

Ishte një gabim i portierit mysafirë të cilin e shfrytëzoi për mrekulli argjentinasi.

Goli i dytë për Tottenham erdhi në minutën e 15. Kësaj radhe realizator ishte Lamela.

Në përgjithësi, pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Tottenhamin por në pjesën e dytë skuadra mysafire ishte dukshëm më e mirë.

Si rrjedhojë ata arrin që të kthehen në lojë me një gol të George Seville në minutën e 83-të.

Megjithatë, minutat e fundit nuk mjaftuan që Middlesbrough ta barazoi rezultatin dhe Tottenham kualifikohet për në rrethin e katër të kupës FA. /GazetaExpress/