Fiton Bostoni, pësojnë Lakers e Spurs - Gazeta Express
string(36) "fiton-bostoni-pesojne-lakers-e-spurs"

Basketboll

Gazeta Express

08/04/2024 11:19

Fiton Bostoni, pësojnë Lakers e Spurs

Basketboll

Gazeta Express

08/04/2024 11:19

Plotë dhjetë ndeshje u zhvilluan në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA.

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje përballë Minnesota Timberwolves me dhjet pikë disavantazh 117:127.

Lexo Edhe:

Minnesota e siguroi fitoren në çerekun e dytë, të cilin e mbylli me 19 pikë avantazh, shkruan Gazeta Express

Në periudhat tjerë, Lakers e fitoi çerekun e parë me plus katër dhe të tretin me plus pesë, derisa ai i fundit u mbyll baras.

I pandalshëm për fituesit ishte Naz Reid me plot 31 pikë, derisa për Lakers nuk mjaftua 30 pikët e Rui Hachimura.

Boston Celtics triumfoi përballë Portland Trail Blazers me shifrat 124:107.

Celtics që nga fillimi e deri në fund ishin ekip më i mirë, duke i fituar të gjithë çerekët e lojë dhe me meritë dolën në fund fitues.

Gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore për Bostonin, më i dalluari ishte Jaylen Brown me 26 pikë, kurse për Portlandin nuk kryen punë 28 pikët e Dalano Banton.

U desh vazhdimi për të përcaktuar fituesin në ndeshjen mes San Antonio Spurs e Philadelphia 76ers.

Ekipi fitues doli të jetë Philadelphia me rezultatin 126:133. Krejt çka arriti San Antonio në këtë përballje ishte fitimi i çerekut të dytë me 17 pikë avantazh, derisa tri të tjetër i takuan 76ers.

I pandalshëm për fituesit ishte Tyrese Maxey me plot 52 pikë të realizuara.

Në krahun tjetër, Victor Wembanyama shënoi 33 pikë për Spurs.

Me tetë pikë avantazh, fitoren e siguroi Toronto Raptors ndaj Washington Wizards 130 – 122.

Që në çerekun e parë, Toronto e siguroi fitoren, pas krijoi epërsi 25 pikëshe, ndonëse tre çerekët pasues i humbën, por me një diferencë të vogël pikësh.

Më i dalluari në fitoren e Raptors ishte Immanuel Quickley me 31 pikë, kurse për Wizards nuk mjaftuan 32 pikët e Deni Avdijajt dhe 29 të tjera të Jordan Poole.

Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Charlotte Hornets – Oklahoma City Thunder 118 – 121

Orlando Magic – Chicago Bulls  113 – 98

Phoenix Suns – New Orleans Pelicans   105 – 113

Milwaukee Bucks – New York Knicks  109 – 122

Brooklyn Nets – Sacramento Kings 77 – 107

Golden State Warriors – Utah Jazz 118 – 110