Finalja në Ligën Unike, përballen Trepça dhe Ylli - Gazeta Express
string(48) "finalja-ne-ligen-unike-perballen-trepca-dhe-ylli"

Finalja në Ligën Unike, përballen Trepça dhe Ylli

Sport

Gazeta Express

31/03/2024 8:37

Sonte do të zhvillohet finalja e “Final 8” në Ligën Unike.

Në finalen, që do të luhet nga ora 19:00, do të takohen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Therandasit kanë një titull kampioni në këtë garë, të fituar në sezonin 2020/21, kur garat ishin zhvilluar në formë të zakonshme të një lige.

Ndërsa, mitrovicasit në vitin 2022 kishin fituar trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare.

Në rrugën drejt finales, Trepça eliminoi në çerekfinale Kamzën (90:46) dhe Sigal Prishtinën Mercure në gjysmëfinale (83:80).

Në anën tjetër, Ylli fillimisht eliminoi Tiranën (56:92) dhe pastaj Pejën (91:62).

Kujtojmë se sot ishte e paraparë për t’u zhvilluar edhe ndeshja për vendin e tretë, mes Pejës dhe Prishtinës, por që nuk do të zhvillohet pasi prishtinasit njoftuan dje zyrtarisht se nuk do të paraqiten në këtë takim.

Finalja mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ashtu edhe si të gjitha ndeshjet e “Final 8” të Ligës Unike, do të zhvillohet në Vlorë. /Gazeta Express/