Finalja e madhe mes Kosovës dhe Luksemburgut - Gazeta Express
string(44) "finalja-e-madhe-mes-kosoves-dhe-luksemburgut"

Basketboll

Gazeta Express

08/08/2021 11:34

Finalja e madhe mes Kosovës dhe Luksemburgut

Basketboll

Gazeta Express

08/08/2021 11:34

Pas tri fitoreve radhazi, Kosovën e pret ndeshja më e rëndësishme për FIBA European Challenger për U18 te meshkujt, që po zhvillohet në Tiranë.

Dardanët e rinj do të përballen sonte me Luksemburgun nga ora 20:45 në kryeqytetin shqiptar.

Lexo Edhe:

Basketbollistët e Kosovës në grup shënuan fitore ndaj Shqipërisë 85:62, e më pas ndaj Moldavisë 108:45. Në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Andorrës 80:71 për tu kualifikuar në finale.

Në anën tjetër Luksemburgu në grup shënoi fitore ndaj Maltës 97:45, ndaj Gjibraltarit 69:43 dhe Andorrës 71:68, kurse në gjysmëfinale në një ndeshje dramatike triumfoi ndaj Shqipërisë 64:63.

Arritja në finale ka qenë synimi fillestar i Dardanëve, që tani duan të triumfojnë në finale. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Kosova ka shfaqur një lojë kolektive në këto tri ndeshje dhe grupi është i bashkuar para kësaj finale të madhe.

Shqipëria dhe Andorra do të luajnë për vendin e tretë.