Finale apo barazim - Gazeta Express
string(18) "finale-apo-barazim"

Basketboll

Gazeta Express

21/04/2023 14:46

Finale apo barazim

Basketboll

Gazeta Express

21/04/2023 14:46

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të “Play-off”-it. Në serinë momentale Peja po avancon ndaj Golden Eagle Yllit 2:1, ashtu si Sigal Prishtina ndaj Trepçës.

Pejanët fituan në dy ndeshjet e para 85:82 dhe 76:86, por kampionët nuk u dorëzuan dhe triumfuan si mysafirë 104:107.

Nëse pejanët shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale, ndërsa kampionët synojnë të barazojnë serinë në 2:2, ku finalisti do të vendosej në përballjen e pestë.

Ngjashëm seria është edhe ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68.

Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71. Mitrovicasit synojnë të barazojnë rezultatin në 2:2, kurse prishtinasit të depërtojnë në finale.

Ndeshjet e katërta gjysmëfinale

E shtunë 20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel 17:15 Trepça vs Sigal Prishtina

Advertisement
Advertisement
Advertisement