Elvis Hoxha arsyeton takimin Sveçla-Gjuriç, thotë se nuk shiten dhe as dorëzohen - Gazeta Express
string(102) "filozofi-i-vetevendosjes-ne-tirane-arsyeton-takimin-svecla-gjuric-thote-se-nuk-shiten-dhe-as-dorezohen"

Elvis Hoxha arsyeton takimin Sveçla-Gjuriç, thotë se nuk shiten dhe as dorëzohen

Gazeta Express

08/12/2019 14:12

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, po e arsyeton takimin e bashkëpartiakut të tij, Xhelal Sveçlës, me Marko Gjuriqin. Ai po thotë se anëtarët e partisë së tij as nuk shiten, as nuk dorëzohen

Hoxha ka shkruar në Facebook se në fotografinë e publikuar, përveç Sveçlës aty ishin edhe Arban Abrashi i LSK’së dhe Ardian Gjini i AAK’së.

Lexo Edhe:

Në statusin e tij, ai shton se përfaqësuesit e VV’së do të jenë gjithnjë e më shumë nëpër tryeza të tilla.

“Qarkulloi një foto ku Xhelal Sveçla shfaqet ngjitur me Gjuriçin. Ngjitur me Sveçlën, por me shpinë është Arban Abrashi, jashtë fotos por ngjitur me të është Ardian Gjini, mes Xhelal Sveçlës dhe Gjuriçit është një prej drejtorëve të CIG-ut, i cili ngrihet e ulet shpesh. Personi me syze është drejtuesi i CIG-ut. Natyrisht që foto manipulon. Natyrisht që përfaqësues të Lëvizjes do të jenë gjithnjë e më shumë në këto tryeza”, ka shkruar Hoxha.

Ai shton se VV’ja nuk i ka merak pazaret dhe nuk kanë komplekse inferioriteti, pasi sipas tij kjo parti as nuk shitet, as nuk dorëzohet.

“Natyrisht që ne do të shqetësohemi me njerëzit që do të shohim përballë. Çështja është se sa të bindur jemi në atë që kemi si qëllim. Më vjen mirë, për sa më takon, për kërkesën e lartë morale dhe politike që kanë qytetarët ndaj Lëvizjes. Kërkesa të tilla nuk i kanë patur më parë. Ne nuk kemi as merak pazaresh e as kompleks inferioriteti. Ne as nuk shitemi e as nuk dorëzohemi. Ajo që më shqetëson është kur njerëz që kanë votuar tradhtarët dhe kolaboracionistët vijnë e të bëjnë patriotizëm”, shkruan ai.

Mbrëmjen e së shtunës,  Gazeta Express ka raportuar për një takim mes tyre që po mbahet në Tiranë. Në tavolinë me Gjuriqin kanë qenë, Xhelal Sveçla, Ardian Gjini e Arban Abrashin.

Vetëvendosje është deklaruar për Gazetën Express se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje për Gazetën Express.

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes./Express/