Filmi “Titanic” ngjitet në 10 – shen më të mirë në Amazon Prime pas tragjedisë së nëndetëses Titan - Gazeta Express
string(94) "filmi-titanic-ngjitet-ne-10-shen-me-te-mire-ne-amazon-prime-pas-tragjedise-se-nendeteses-titan"

Filmi “Titanic” ngjitet në 10 – shen më të mirë në Amazon Prime pas tragjedisë së nëndetëses Titan

TV/Film

Gazeta Express

28/06/2023 22:55

Pas tragjedisë së fundit që ndodhi me nëndetësen ‘Titan’ , filmi Titanik u ngjit në dhjetëshen më të mirë në Amazon Prime.

Filmi për historinë tragjike të dashurisë, ku në rolin kryesor Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, te cilët luajnë Rose dhe Jack , tregojnë një histori të bukur dhe tragjike dashurie e cila ndodhi në bordin e Titanikut, pavarësisht diferencave të tyre socio-ekonomike.

Lexo Edhe:

Filmi i cili u rikthye për 25 vjetorin e tij në shkurt, është një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave .

“Titanic”  i cili tregon historinë për udhëtimin fatkeq të anijes  “RMS Titanic” e cila u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut në vitin 1912 fitoi popullaritet akoma më të madh pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan, gjatë rrugës për të parë mbetjet e po kësaj anije, duke marrë kështu jetën e CEO Stockton Rush, veteranit të marinës franceze Paul-Henri Nargeolet, miliarderit britanik Hamish Harding, biznesmenir pakistanez Shahzada Dawood dhe djalit i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç. / Daily Mail.