Filmat “A Short Trip” dhe “Housekeeping for beginners” fitues në Festivalin e Filmit në Venedik
Arte
Gazeta Express
12/09/2023 15:42
Erenik
Beqiri me filmin “A Short Trip” fiton çmimin e filmit më të mirë të shkurtë
“Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz të filmit në Venedik. Me këtë
çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën
e filmit të shkurtë në European Film Awards 2023 (EFA).
Filmi si
produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur
rrugën edhe për suksese të tjera të shumta.
Ndërkaq,
filmi “Housekeeping for Beginners” nga Goran Stolevski me bashkëproducente nga
Kosova Blerta Bashollin, u shfaq premierë më 6 shtator në Venecia Orizzonti, i
cili fitoi çmimin “Queer Lion”, poashtu në Festivalin e Filmit në Venedik.
ilmi i parë
pjesmarrës nga Kosova në Festivalin e Venedikut ishte “Ballkoni” nga regjisorja
Lendita Zeqiraj në vitin 2013.
Ndërsa në
vitin 2021 filmi “Vera Anderron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit fitoi
çmimet ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 vjet’.