Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Izrael - Gazeta Express
string(53) "fillon-shitja-e-biletave-per-ndeshjen-shqiperi-izrael"

Sport

Gazeta Express

29/05/2022 16:12

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Izrael

Sport

Gazeta Express

29/05/2022 16:12

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Izrael.

Kombëtarja shqiptare në muajin e ardhshëm do të zhvillojë dy ndeshjet e para për edicionin e ri në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.

“Kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim te Islanda (6 qershor), kurse pas katër ditëve do të presin Izraelin.

Dhe, FSHF sot ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndaj Izraelit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Biletat mund të blihen online në “bileta.fshf.org” ose pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”. /Gazeta Express/